Familja Biden pati një dhuratë të veçantë për Vlora Dumoshin (Foto)
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden dhe familja e tij kanë pasur një dhuratë të veçantë për shefen e kabinetit të Kryeministrit, Vlora Dumoshi të cilën Biden ia dha personalisht asaj pas përfundimit të ceremonisë së inaugurimit të rrugës me emrin e djalit të vdekur të Biden, Beau Biden.
Joe Biden i dhuroi Dumoshit një kopje të nënshkruar të monumentit të djalit të tij në Ferizaj, që po ashtu u zbulua dje, shkruan Gazeta Express.
“Vlora, Ne familja Biden jemi gjithmonë borxhli ndaj jush dhe ndaj bashkatdhetarëve tuaj”, shkruan në monumentin dhuratë të zëvendës presidentit amerikan dhuruar për një nga organizatoret e vizitës së tij në Kosovë, Vlora Dumoshi.
Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, nëpërmjet facebook’ut, raportin Gazeta Express.
“Pas përfundimit të ceremonisë së emërtimit të rrugës me emrin e Joseph R. “Beau” Biden, III, me iniciativë të Zëvendës Presidentit Joe Biden, ai i ka ndarë disa minuta të veçanta për shefen e Stafit të Kryeministrisë, Vlora Dumoshi, në respekt të institucioneve të Kosovës për organizimin. Në këtë rast, Zëvendës Presidenti ka falënderuar Vlora Dumoshin, si një nga organizatorët e vizitës duke e nderuar me një kopje të nënshkruar të monumentit, të cilin Vlora e ka ideuar dhe ka punuar intensivisht për realizimin e projektit.
Ky është mesazhi që të gjithë kolegëve të Vlorës na ka bërë krenar”, ka shkruar Havolli në facebook.