Familja Fejzullahu apelon te njerëzit që me masovitet pas namazit të xhumasë të kërkojnë Elifin


Familja Fejzullahu më shumë se kurdoherë tjetër ka nevojë për ndihmë.Ka pesë ditë që akoma nuk dihen gjurmët e vogëlushes së vogël Elif transmeton Faktiditor..Kjo familje është ndër më të prekurat e kësaj tragjedie të madhe njerëzore .Ata humbën djalin e saj Furkanin dhe është Elifi i vogël që nuk është gjetur akoma.Kjo e rëndon dhe e bën më të madhe dhimbjen e familjes Fejzullahu të cilët kërkojnë ndihmë që nesër pas namazit të xhumasë , te Xhamia e Vjetër në Hasanbeg të ketë sa më shumë masovitet dhe organizim për kërkimin e vajzës së tyre .Prezenca e sa më shumë njerëzve do t’a shtojë mundësinë e gjetjes së saj .Një pjesë e madhe e njerëzve të asaj zone kanë konfirmuar se do marrin pjesë në kërkimin e saj ndërsa të tjerëve u apelojnë që me vete të marrin edhe mjete pune.Ndihmo të gjejmë Elifin e vogël është apeli i familjes dhe organizatorëve të kësaj iniciative humane dhe njerëzore./Faktiditor/