
Familja e Rami Jusufit që vdiq gjatë konfliktit në Lubeten më 2001 kërkon zhdëmtim nga deputeti Johan Tarçullovski nën komandën e të cilit njësiti policor hyri në fshat. Kërkesa e familjes bazohet në aktvendimin e gjyqit në Hagë që dënoi me 12 vite burg Tarçullovskin për shkelje të ligjeve të luftës, transmeton Medial.mk.

Në gjykatën themelore Shkupi 2, sot do të mbahet seanca e re sipas lëndës gjyqësore të familjes Jusufi kundër MPB-së.
Paditësit Elmaz dhe Zenep Jusufi kërkojnë zhdëmtim prej një milionë euro, ndërsa kërkojnë që lënda të përfshihet edhe për Tarçullovskin.
Deputeti i VMRO-së për momentin gjendet në paraburgim si i akuzuar për terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetutar lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill.