Familja Qamili vazhdon të jetojë në konvikt, ndihmo në nr. e tel. 071/737-847

219
fresco
midle
Familja Qamili 4 antarëshe nga lagja e Hasanbeg e Shkupit që nga dita e përmbytjeve vdekjepruese të 6 gushtit, vazhdon të jetojë në konvikt.
Kryefamiljari Fatmir Qamili thotë se në konvikt ditët i kanë të numëruara, dhe se kjo zgjidhje nuk mund të jetë afatagjate, andaj ajo që po i  brengos është fakti se ku do të shkojnë ata si familje nga momenti që do të jenë të detyruar të largohen nga konvikti.
Koha shum shpejt kalon dhe 31 dhjetori është afati i fundit deri sa  kemi leje qëndrimi këtu në konvikt, thotë kryefamiljari.
“Sa i perket ndihmave i kemi marre vetëm 500 euro dhe 200 euro të Kryqit të Kuq sa per dëmshpërblimet janë verifikuar 100% por nuk kam mar asnje  ndihmë tjeter. Në konviktë jetojmë sa do të zgjatë nuk e dimë aty leje qendrimi  kemi deri me 31 dhjetor, dhe unë jam i papunë”, shprehet kryefamiljari Fatmir Qamili.
Shumë familje në rajonin Hasanbeg-Haraçinë si pasojë e vërshimeve të gjashtë gushtit kanë ngelur pa kulm mbi kokë, prandaj shpresa e tyre e vetme mbetet tek ndihmat e bamirësve dhe institucioneve.
Comments