Familjarët e gjashtë shtetasve turq të arrestuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë, kanë mbetur rrugëve duke pritur informacione nga kryeministri, Ramush Haradinaj, se ku momentalisht mund të ndodhen ata.
Familjarët e gylenistëve besojnë se ata ende nuk janë dëbuar për në Turqi. Sipas tyre, këta gjashtë shtetas turq ndodhen në Aeroport ose brenda Ambasadës së Turqisë në Prishtinë.
Një takim ndërmjet avokatëve të këtyre familjeve dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.
“Na po kërkojmë takim me kryeministrin Haradinaj, jemi të bindur se janë të pafajshëm edhe po kërkojmë lirimin e tij. Ne që nga dita e djeshme nuk dimë asgjë për fatin e tyre, duam të dimë çka po ndodh me ta, ku ndodhen”, thotë bashkëshortja e Mustafa Erden, Nevin Erden.




