Familjarët humbin shpresat për gjetjen e Elifit në përmbytjet në Hasanbeg (VIDEO)

251

Elif - Hasanbeg

Familja Fejzullahu humb shpresat për të gjetur të paktën trupin e pajetë të Elifit, e cila rezulton e zhdukur sot e një muaj, prej mbrëmjes së 6 gushtit kur Shkupi u kaplua nga të reshurat e dendura të shiut, raporton SHENJA.

Gjyshi Jusuf, thotë se mbesa e tij i parafytyrohet në çdo çast, madje ai thotë se ndoshta mosgjetja e saj është vullnet i Zotit, meqë dashamirët dhe vullnetarët në çdo moment kanë kërkuar gjurmë nga vogëlushja 16-muajshe.

”Tash për tash i kemi humbur shpresat, tashmë janë rritur edhe barërat një muaj më është bërë. Para tre apo katër ditëve dolën përsëri në kërkime njerëz me eskavatorët e tyre me traktorët e tyre”, ka deklaruar gjyshi i Elifit, Jusuf Fejzullahu.

Fytyra e vogëlushes mbetet hije në shtëpinë e familjes Fejzullahu, dëshira e vetme e tyre ka qenë dhe mbetet një varr ku do ta qajnë dhe ta dijnë vendbanimin e saj.

”Te ajo mend më rinë ka shkoj çka bëj atë e shoh. Djalin më as që e përmendi, a për Elifin keq jemi edhe për mu keq edhe për familjen edhe për nënën e vetë, ajo mbrëmë më tha a do ta kërkojmë ende, thash se më s’dimë çka të bëjmë kanë dalë barnat”, tha më tej ai.

Pa gjurmë dhe shpresë për gjetjen e saj, mbetet familja Fejzullahu e cila për çdo ditë ka kërkuar në trupin e vajzës në çdo skaj të Hasanbegut.

Comments