FAMILJARËT VIZITOJNË FETAHUN NË BURGUN E SHUTKËS

281

Familjarët e ish-policit Fetah Alimi sot vizituan atë në burgun e Shutkës. Një ditë pas dorëzimit të Fetahut në Gjykatë, ai po mbanë masën e paraburgimit prej 30 ditësh, të shqiptuar nga Gjykata penale në dyshimin se ai nuk ka qenë në krye të detyrës në ngjarjet e dhunshme që ndodhën më 27 prill në Kuvend. Sipas familjarëve, dje Fetah Alimi u kthye nga Zvicra ku ateroi në Aeroportin e Shkupit dhe së bashku me avokaten u paraqit tek organet e drejtësisë. Avokatja Artene Iseni thotë se është absurd vendimi i Gjykatës për paraburgim të Fetahut për mos ikje, pasi që ai vullnetarisht u paraqit, sipas saj, për të dëshmuar pafajësinë e tij.

Comments