FAN CLUB – FC Albania Zūrich ngushëllime për vdekjen e humanistit Albërim Zylali

333

FAN CLUB – FC Albania Zūrich ka përkujtuar Albërim Zylali i cili u nda nga jeta të dielën shkruan Faktiditor.ch .Ai ka qenë një njeri shumë humanist që ka dhënë kontributin e tij në aktivitete të ndryshme sportive, kulturore ,aktivitete kombëtare dhe në cdo aspekt shoqërorë.Albërim Zylali me prejardhje nga Ladorishti i Strugës, ka qenë njëkohësisht si një ndër anëtarët më besnik dhe i rregullt i FAN CLUB – FC Albania Zūrich që nga themelimi i klubit
Më poshtë mund ta lexoni postimin e FAN CLUB – FC Albania Zūrich :

Të dashur simpatizantë,sportdashës,sponzorë të klubit dhe të gjithë dashamirës që na njohin si klub futbollistik FC Albania Zürich.
Me keqardhje të thellë ju njohtojmë se të dielën afër mëngjesit ndërrojë jetë shoku jonë,miku jonë,i palodhshmi në çdo aktivitet kombëtar,sportiv dhe humanist i pazavendësueshëm në çdo aspekt shoqëror,i ndjeri Albërim Zylali me prejardhje nga Ladorishti i Strugës,njëkohësisht si një ndër anëtarët më besnik dhe i rregullt i FAN CLUB – FC Albania Zūrich që nga themelimi i klubit tonë.Kemi patur nder ta madh që të kishim anëtar të FAN CLUB FC Albania dhe këtë zbrazëti që mbeti me largimin e tij të hershëm nga kjo jetë nuk mund të zavendësohet asnjëherë.Gjithmonë do të kujtojmë për pozivitetin e tij të madh në çdo aktivitet kombëtar e kulturor që kemi realizuar bashkarisht në të mirë të kulturës dhe Diasporës Shqiptare.E Humbëm një mik të madh të FC Albania,jo vetëm ne si klub ,por të gjithë ata që kanë njohur,vepruar dhe kontribuar me Albërim Zylalin në të mirë të kulturës sonë sportive.
Ngushëllime të sinqerta familjes,farefisit,rrethit të tij shoqëror dhe gjithë atyre që e kanë njohur nga së afërmi të nderuarin,respektuarin,shokun,mikun tonë ,që gjithmonë do ta kujtojmë me mall të madh ku mungesa e tij do të jetë prezente si në aktivitete,poashtu edhe në fushën e sportit.
Qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë mbi të dhe i paharrueshëm kujtimi që na la si shoqëri.
Lamtumirë or miku jonë Albërim

Me respekt të paharrueshëm
FC Albania Zūrich

Comments