Fansat ukrainas djegin flamurin e Serbisë në miqësoren mes tyre

262

Fansat e kombëtares së Ukrainës në Futboll kanë djegur një flamur të Serbisë gjatë një ndeshjeje miqësore të luajtur mes këtyre dy vendeve.

Mediumi rus, “Sputnik”, ka raportua për këtë rast duke u thirrur në mediat lokale.

Atmosfera në stadiumin Kharkov ka qenë “gjithçka pos sportive e miqësore”, shkruajnë mediat.

Blogeri ukrainas Roman Sinitsin shkroi edhe në Facebook, si dhe e dokumentoi këtë rast me fotografi dhe video, transmeton Koha.net.

“Ka kohë që nuk kam parë një atmosferë kaq “miqësore” në tribuna. Me kaq shumë mjete piroteknike, me kaq shumë ushtarë anti-terror dhe me djegie të flamurit të skuadrës mysafire”, ka shkruar Sinitsin, pasi kishte qenë dëshmitar i këtij veprimi.

Miqësorja u fitua nga Ukraina 2:0.

Comments