FAQE DHE LAJME FALSE, FUSHATË ME “TROLLA” RUSË!

283

Shumë portale me emrat e emisioneve debative të njohura në Maqedoni, në fakt janë fabrika të lajmeve të rejshme. Apo siç quhen me fjalorin ndërkombëtar – fake news.
“Rruga drejt“, “Click” dhe disa portale tjera mbajnë emrat e emisioneve të njohura për të krijuar huti. Janë të regjistruara në vende që garantojnë diskrecion, që do të thotë se nuk dihet se kush qëndron prapa tyre.
Nga ajo që postojnë si përmbajtje, duket se promovojnë politika anti-perëndimore dhe njëkohësisht satanizojnë, dezinformojnë dhe shpifin kundër të gjithëve që nuk pajtohen me politikat e tyre.
Çfarë qëndron prapa kësaj strategjie për të hutuar opinionin?
“Troll Army” ose “Ushtri Interneti” quhen agjituesit online të partive politike, të cilët, përveç profilit të vet menaxhojnë 10-20 profile tjera falso.
Për herë të parë i ka shfrytëzuar presidenti Rus, Vladimir Putin, i cili besohet se ka një “Troll Army” shumë të fortë dhe të rreptë, të cilën e shfrytëzon për të promovuar politika dhe persona të caktuar, por edhe për të satanizuar ato që nuk janë në vijë të politikës së tij.
Ata kanë zyrat e tyre (Propaganda Factory) dhe, natyrisht, paguhen mirë për këtë aktivitet. Cak i tyre më shpesh janë gazetarët dhe mediat e pavarura.
Bëjnë “like” dhe “share” personave dhe mediave që mendojnë si ata, ndërkohë me sharrje vullgare dhe me dezinformata tentojnë t’ua mbajnë gojën mbyllur të gjithë atyre që do të shfaqin një mendim ndryshe.
Pra, një “Troll Army” është aktive edhe në hapësirën publike shqiptare në Maqedoni, që dëshiron të ndotë këtë hapësirë me frymën ruse të propagandës.
Andaj, lexuesit në internet duhet të marrim masa që të mbrohen nga ato pasi ngufasin debatin publik dhe instalojnë njëmendësi.

Mediat, gazetarët dhe gjithë ata që marrin pjesë në debatin publik duhet urgjentisht nga faqet e profilet e tyre të:
1. Fshijnë ose t’ua ndalojnë të drejtën e komentimit të gjithë profilev false
2. Te detektojnë “korrektorët” dhe ofenduesit dhe të fshijnë e ndalojnë të njëjtit
3. Të flasin sa më shumë për këto njerëz që paraqesin virus të rrezikshëm për zhvillimin dhe progresin e një shoqërie demokratike.
Qytetarët dhe shfrytëzuesit tjerë duhet të bëjnë të njëjtën, duke u mbrojtur nga helmi i propagandës së tyre. /KDP

Comments