Fati i Kocevskit në pikëpyetje – Mickoski: “Prisni dhe do ta shihni”

54
fresco

Nëse Lupço Kocevski do të ruajë postin e kryeprokurorit të përgjithshëm mbetet e paqartë. Kryeministri Hristijan Mickoski sot nuk zbuloi nëse Kocevski do të shkarkohet. Edhe pse gjatë fushatës pushtetit paralajmëronte zëvendësimin e kryeprokurorit, kryeministri sot nuk komentoi se çfarë do të ndodhë me të. Mickoski tha se të gjitha reformat që po bëhen në sistemin gjyqësor dhe në prokurori janë vetëm me qëllim që disa individë t’i rrisin pagat e tyre.

“Sa i përket Kocevskit, prisni dhe do ta shihni, ndërsa sa u përket reformave, reformat lidhen me rritjen e pagave, kjo është reforma kryesore, këto janë reformat. Ndryshimi i gjashtë ligjeve – shërbimi gjyqësor, shërbimi i prokurorisë, Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publik dhe kështu me radhë, reforma kryesore që është pjesë e kësaj është të rriten pagat”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Kryeministri madje thotë se është i gatshëm t’ua dhurojë pagën e tij gjyqtarëve dhe prokurorëve, vetëm që ata t’i kryejnë detyrat e tyre sipas ligjit.

„E ftoj publikun të tregojë nëse duhet të rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, tregoni pa hezitim. Ja, unë do t’ua dhuroj pagën time prokurorëve dhe gjyqtarëve, por të paktën le të gjykojnë sipas ligjit, e jo siç po veprojnë deri tani. Dhe e di që tani do të dalin, do të më sulmojnë, do të më akuzojnë, dhe do të thonë ‘Mickoski është kështu, është ashtu’, në rregull, gjithçka është në rregull, por unë thjesht nuk mund, morali im nuk më lejon të pranoj rritje page për njerëz që nuk kanë asnjë rejting”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Puna e sistemit gjyqësor ka qenë objekt kritikash nga pushteti ekzekutiv që nga viti i kaluar, dhe së fundmi, në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit, u vërejt progres i kufizuar i Maqedonisë së Veriut në fushën e sundimit të ligjit dhe zbatimit të drejtësisë. /Alsat.mk

Comments