Fatime Fetai publikon një “bombë” në gjykatë për Gruevskin, dëgjojeni! (VIDEO)

184
fresco

midle

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Nikolla Gruevskit, është publikuar edhe një “bombë” e dorëzuar si dëshmi nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) e prezantuar nga prokurorja Fatime Fetai. Bëhet fjalë për “bombën” në të cilën Nikolla Gruevski flet me Mile Janakievskin dhe sugjeron që Zhernovskit t’i jepen disa shuplaka.

Avokati mbrojtës i Gruevskit, Nikola Dodovski kërkoi të refuzohet kërkesa e Prokurorisë Speciale që kjo bombë të përdoret si dëshmi.

Gjykatësja, para të akuzarëve Nikolla Gruevski, Mile Janakievski dhe Daniela Rangellova, vazhdimisht i drejtohej Fetait me ton të lartë.

“Nuk do të lejoj që lëndën ta shndërrojmë në cirk. Kjo është gjykatë dhe unë jam gjykatëse. Nuk do të lejoj që të krijoni teatër”, tha Mihajllova.

Fetai vetëm e shikoi me shikimin e saj karakteristik dhe nuk ju përgjigj fare.

Comments