Fatimja kërkon shpjegim nga Trajkovski se pse ka qenë në Hungari

330

Prokurorja Fatime Fetai në seancën e sotme për rastin “Dhunë në Qendër” ka kërkuar shpjegim nga i akuzuari Aleksandar Trajkovski se cili ka qenë qëllimi i vizitës së tij në Budapest ku është fotografuar bashkë me ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

Në këtë Trajkovski ka thënë se ka qenë në Hungari në kontroll specialistik për sinuset dhe organet e frymëmarrjes.

Ai ka thënë se ka qenë në mjekim në “Duna medikal” dhe gazetarëve u ka treguar dokumente dhe llogari nga pagesa e kontrolleve. Nuk e ka komentuar takimin me Gruevskin.

“Të isha një hap prapa, nuk do të dihej se jam në Hungari”, ka thënë Trajkovski.

Comments