Faton Ramadani: Incizimi i Shpersimit përfshinë SHIK-un në padrejtësinë e vëllezërve Ramadani!

150

Faton Ramadani, vëllai i të burgosurve në rastin “Kiçina”, Burim dhe Arsim Ramadani, përmes një postimi në Facebook vazhdon të kërkoi  drejtësi për vëllezërit e tij që po mbahen prej vitesh nëpër burgje.

Ai thotë se Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) posedon incizimin e Shpresim Ukës duke treguar për padrejtësinë e vëllezërve Ramadani.

Sipas tij, Shpresimi përfshinë SHIK-un në padrejtësinë e vëllezërve Ramadani!

“Ai incizim është marrë provë, por për çudi ende nuk ka asnjë hap për ta ndërprerë padrejtësinë e të pa fajshmeve që po mbahen që 15 vite në burg për krimin e të fortëve”, ka deklaruar Faton Ramadani.

Drejtësia në Kosovë me vëllezërit Ramadani, sipas Fatonit po mbulon krimin e krimineleve./DrenicaOnline

Comments