Fatos Nano lë politikën dhe i hyn biznesit: Rama e bleu me një tepsi të madhe

254


Pas nuk mundi që t’i shkaktojë probleme në parti në vitin 2009, Fatos Nano është zbutur shumë ndaj Edi Ramës në vitet e fundit.

Ishte një zbutje që nga disa u komentua edhe për shkak se ai bënte një jetë të dyfishtë mes Tiranës dhe Vjenës, por edhe për shkak të forcimit të pozitave të Ramës në parti.

Mirëpo, faktet e zbuluara sëfundmi tregojnë se Rama e ka lënë përfundimisht politikën dhe tashmë i është kthyer biznesit.

Ky i fundit i ka hyrë biznesit të ndërtimit sipas CityNews përmes kompanisë së bashkëshortes së tij, Xhoana Nano.

Kompania e saj, “JoyTravel” ka marrë një hapësirë të madhe ndërtimi në kryeqytet, e cila është firmosur edhe nga kreu i bashkisë Erion Veliaj.

Projekti parashikon ngritjen e një kompleksi rezidencial në Tiranë me vlerë disa dhjetra milionë euro. /albeu.com/

Comments