Fazli Veliu “Daja” mbështet kandidaturën e Fatmir Limanit

61
fresco

Në tubimin e mbajtur mbrëmjen e djeshme në Kërçovë nga koalicioni opozitar VLEN, vëmendjen e opinionit e tërhoqi prania e një figure të njohur historike – Fazli Veliu, i njohur ndryshe si “Daja”.

Pjesëmarrja e tij në këtë aktivitet elektoral vjen në një moment të rëndësishëm politik, ku nipi i tij, Fatmir Limani, është kandidat për kryetar komune në Kërçovë, si përfaqësues i VLEN-it. Kjo duket të jetë një ndryshim i qartë i pozicionimit politik të Fazli Veliut, i cili për shumë vite është identifikuar me strukturat udhëheqëse të BDI-së dhe veçanërisht me liderin e saj, Ali Ahmeti.

Prania e tij në një tubim të opozitës ngre pikëpyetje të mëdha:
A i ka kthyer “Daja” shpinën Ali Ahmetit?!

A është ky një sinjal simbolik i një ndarjeje politike brenda figurave historike të ish-UÇK-së dhe një mbështetje e hapur për një brez të ri politik?!

Comments