Numri i krimeve të urrejtjes të raportuar në polici në SHBA, është rritur për rreth 6.7 për qind, të udhëhequra nga një valë e madhe prej 67 për qind në krime kundër myslimanëve, sipas statistikave të FBI-së.
FBI-ja i ka publikuar këto statistika sot.
Grupet për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime për reagimet e ashpra ndaj myslimanëve në SHBA, madje edhe para sulmeve terroriste në Paris dhe San Bernardino, Kaliforni, në fund të vitit.
Periudha e raportimit të këtyre krimeve mbulon periudhën e vitit 2015, por vjen në një kohë kur tensionet janë të ngritura pas zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar.