Fëmija i dhunuar, çerdhja merr rezultatet mjekësore



Çerdhja ‘Fidani’ në Çair, edukatorët e së cilës akuzohen për ushtrim dhune ndaj një dy vjecari, në trupin e të cilit vëreheshin shenja të rënda dhune, sot i ka pranuar rezultatet e ekspertizës së bërë të premten. Por deri te rezultatet nuk ka qasje prindi I fëmijës, Astrit Iljazi, meqë kërkesa për ekspertizë ka qenë nga ana e çerdhes, dhe sipas ligjit përveç subjektit që ka bërë kërkesën për ekspertizë askush tjetër nuk ka të drejtë për posedimin e rezultateve. Si pasojë, prindi gjatë ditës së sotme ka bërë kërkesë deri te kjo çerdhe për t’i marrë këto rezultate, dhe sipas informatave të fundit ai po prêt që t’i dorëzohen të njëjtat. Alsat tentoi të kontaktojë me drejtoren e këtij kopshti por drejtuesit e këtij institucioni nuk ishin të kapshëm për të dhënë detaje për rezultatet.