“Fëmija me dy ditë jetë më vdiq në duar” (Foto)

675
fresco

midle

 

Malaika, mjekja 29 vjeçare rrëfen se si u përball me vdekjen e një fëmije që kishte lindur 2 ditë më parë. Bëhet fjalë për të voglin Ali

“E ndjeva frymën e tij të fundit. Trupi i tij i vogël nuk arriti ta kalojë luftën pesë vjeçare që po zhvillohet në Aleppo”, thotë Malaika.

Ali, u mbajt në inkubator dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve, mirëpo nuk arriti të shpëtojë pasi spitali ku ai u mbajt, ishte i mbushur me pluhur për shkak të bombardimeve të shumta që ndodhin në Aleppo çdo ditë, shkruan CNN, transmeton Express.

Në të njëjtën ditë kur Ali kishte lindur, spitali u godit nga një sulm ajror. Qeveria siriane ka informuar se në atë spital ishin gjithsej 11 fëmijë të porsalindur.

Pas këtij sulmi, kujdestarët e spitalit u detyruan t’i dërgojnë fëmijët në podrumin e spitalit, përfshirë edhe Alinë.

Më 24 korrik, një sulm tjetër ajror kishte goditur spitalin. Ali, i cili kishte pak orë që kishte ardhur në këtë botë, mbeti pa oksigjen dhe si pasojë ai vdiq në duart e Malaikas.

Malaika rrëfen për CNN se ende është e shokuar nga rasti i Alisë, mirëpo ajo potencon se fëmijët në Aleppo çdo ditë përballen me vdekjen në mënyra të ndryshme./GazetaExpress/

Comments