Fëmijët, gratë dhe pleqtë të evakuohen nga rajonet e vërshuara



Në suaza të masave dhe rekomandimeve të përditshme dhe me qëllim mbrojtjen e shëndetit të banorëve në rajonet e krizës të ndikuara nga vërshimet në rajonin e Shkupit, Komisioni për sëmundjet ngjitëse rekomandon që ndaj grupeve të prekshme nga këto rajone nëse kanë mundësi që përkohësisht të qëndrojnë te familjarët e tyre jashtë rajonit të përfshirë nga vërshimet, ndërsa nëse nuk kanë një mundësi dhe kushte të tilla, rekomandohet që personat të paraqiten në punktet kontrolluese tek vendbanimet në Hasanbeg dhe Stajkovc me qëllim vendosjen në objektet adekuate, transmeton TetovaSot.
Ky rekomandim është në pajtueshmëri me politikat dhe strategjitë e organizatave ndërkombëtare për menaxhimin me vërshimet dhe mbrojtjen e shëndetit të grupeve të prekshme.
Rekomandimi nga Komisioni për sëmundjet ngjitëse ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe qëndrimin në kushte adekuate dhe të sigurta si dhe mbrojtjen nga paraqitja eventuale e sëmundjeve ngjitëse.