Fëmijët në Skënderaj, të armatosur “deri në dhëmbë”

407
fresco

Policia dyshon se ata kishin gjuajtur në shenjë Policia e Kosovës ka ndaluar dje tre persona të dyshuar të mitur në fshatin Qirez të Skënderajt, pasi që tek te njëjtit janë gjetur armë dhe gjësende të tjera.

“Pas një informate, njësitë policore në fshatin e lartcekur kanë ndaluar tre persona të dyshuar të mitur K/Shqiptarë dhe i kanë sjell në stacion të policisë, pasi që tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjysmë automatike e kal.7.62 mm pa fishek, dy pistoleta plastike, një gaz maskë, dy palë dylbi, një thikë dhe një brisk, një qese me fasha, një uniformë e kamufluar ushtarake si dhe 13 (trembëdhjetë) gëzhoja të kal. 7.62 mm”, njofton policia. Dyshohet se te dyshuarit kishin shkuar afër një pylli dhe kanë gjuajtur shenjë në një lis.

Comments