Fëmijët pranë Aleppo-s argëtohen në dëborë

Këta tre fëmijë mund të ishin si të gjithë të vegjlit kudo në botë duke shijuar një “luftë” të pafajshme me topa dëbore.
Por ata nuk kanë një shtëpi në të cilën kthehen, me dorashka të lagështa e gishta të ngrirë, pas argëtimit të tyre.
Këta fëmijë jetojnë në një “qytet-tendë” dhe varen nga ushqimet që i sjellin në qytetin e mbajtur nga rebelët në Azaz, rreth 20 milje larg Aleppos.
Qyteza kontrollohet nga grupe rebele dhe ka qënë skena e luftërave mes klaneve të ndryshme në Siri.









