FËMIJËT “SHËNJESTËR” E AJRIT TË NDOTUR, 200 KONTROLLE NË DITË NË INSTITUTIN PËR SËMUNDJE NË MUSHKËRI

160
fresco

Image result for ajri i ndotur
midle

Në Institutin për sëmundje të mushkërive, rreth 200 fëmijë në ditë shkojnë për kontroll, për shkak të infeksioneve në kanalet e frymëmarrjes dhe bronkitit. Siç thonë nga Instituti, simptomat më të shpeshta janë kollitja, frymëmarrja e rënduar, shtrëngim në gjoks dhe temperatura të larta. Pacientja më e vogël është një foshnjë 2 muajshe.

 

„Sa i përket kontrolleve ditore, në ambulantë tek ne, mesatarisht vijnë rreth 200 fëmijë. Patologjia më e shpeshtë në javët e fundit ishin infeksionet në kanalet e frymëmarrjes, pneumonia dhe bronkiti”, u shpreh Irena Çekallarka, Specialiste e Pediatrisë.

Ndotja e ajrit në Shkup dhe ndryshimi i motit janë shkaqet më të shpeshta  për sëmundjet në mushkëri tek fëmijët, thonë nga Instituti për sëmundje të mushkërive tek fëmijët në Kozle.

 

„Shkupi është luginë dhe kushtet janë të atilla që gjithnjë e më pak ka rryma ajrore, megjithatë sigurisht që ndikojnë edhe ndotja dhe kushtet klimatike, moti i ngrohtë, ndryshimi i motit etj”, shtoi Çekallarka.

Në kushte të këtilla, mjekja nga Institutit për sëmundje të mushkërisë, rekomandon të mos dilet jashtë pa nevojë dhe prindërit mos t’i çojnë fëmijët në çerdhe kur për një gjë të tillë s’ka nevojë dhe atyre t’u përgatitin ushqim të shëndetshëm dhe të freskët.

Comments