“FENI” me pronar të ri- nuk ka largime nga puna
“Feni industri” fitoi pronar të ri – kompania bullgare “Enekod”, nuk do të shkojë në falimentim dhe të gjithë punëtorët do të mbeten me statusin që e kishin, informoi sot kryetari i Sindikatës për industri, minierë dhe energjetikë, Pece Ristevski.
Sipas tij, pronari i ri i fabrikës ka paralajmëruar investime të reja.
“Problemi është zgjidhur në kënaqësi të të gjitha palëve të përfshira në negociata. Nga sot kompania nga Kavadari fitoi pronar të ri, ajo është kompania bullgare ‘Enekod’ e cila ka 35 firma me biznese të ndryshme në Bullgari. ‘Enekod’ po i ndërmerr të gjithë detyrimet ndaj kreditorëve. Të gjithë punëtorët mbeten në punë pa kurrfarë ndryshimesh në statusin e tyre të punës. Morën premtim nga pronari i ri për gatishmëri dhe për investime me qëllim të punës së mëtejshme të suksesshme”, theksoi Ristevski.
Njëherësh përmendi se rol të madh në negociatat për hyrje të pronarit të ri në Kavadar ka pasur nënkryetari i Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ndërsa Sindikata gjatë gjithë kohës ka qenë në rrjedhë me negociatat.
Siç deklaroi Ristevski, në takimin e sotëm në kompaninë e Kavadarit të pranishëm kanë qenë edhe Angjushev dhe një përfaqësues i pronarit të ri, i cili ka shpjeguar se nuk do të ketë kurrfarë probleme dhe se shumë shpejtë do të vazhdojë me punë normale. Energji dhe minerale ka pasur, e domosdoshme ka qenë të sigurohet vetëm qymyri, ndërsa ka pasur edhe prej nga të sillet nga Ballkani.
Kombinati për feronikël “Feni industri” ka rreth 1.000 punëtorë