Fenomeni zbulon të ardhmen e Cristiano Ronaldos

217

Legjenda e Real Madridit, Ronaldo Luís Nazário de Lima është shprehur i sigurt se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, fenomeni mendon se nuk ka ekip më të mirë se Real Madridi, shkruan SYRI.net.

“Jam pothuajse i sigurt se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë. Kur dikush shënon 50 gola në vit, është e pamundur për një klub që të heqë dorë nga ai. Nuk mendoj se ka ndonjë ekip më të mirë për të”, u shpreh ai.
Katër herë fituesi i ‘Topit të Artë’ është akuzuar për evazion fiskal, që besohet se fshehu 14.7 milionë euro dhe kjo ka shtyrë që të marrë këtë vendim të papritur.

Comments