Fërçkovski: Edhe mandatari mund të shkel kushtetutën

189
fresco
Fërçkovski: Edhe mandatari mund të shkel kushtetutën

Profesori universitar, Lubomir Fërçkovski, e ka komentuar çështjen e kërkesës së presidentit Gjorge Ivanov, që ai që do të formojë Qeveri të dorëzojë plan-program tek ai në të cilën do të jenë të përfshira dy prioritete, ruajtja e unitaritetit të shtetit dhe reforma sistematike të sigurisë nacionale.

Sipas Fërçkovskit, me këto kushte Ivanov e shkelë Kushtetutën e Maqedonisë, pasi që siç thotë ai nuk ka të drejtë që të kërkojë plan dhe program për formim të Qeverisë nga ai që do ta merr mandatin.

“Jo vetëm presidenti, por edhe mandatari do ta shkelë Kushtetutën nëse shefit të shtetit i dorëzohet plan dhe program për formimin e Qeverisë, pasi që Kushtetua është e qartë. Ivanov s’i ka ato kompetenca”, thotë Fërçkovski.

Comments