Festim Halili për rastin : Jugohrom: Tetova tanimë do merr frymë më lirshëm!
Zëvendëskryeministri Festim Halili duke folur për rastin : Jugohrom ka deklaruar se tashmë një problem i kahmotshëm përmbyllet me sukses,dhe se kombinati Jugohrom ndalon punën me urdhëresë të inspektoriatit nga Ministria e Ambientit, pasi që i skadoi afati për vendosje të filtrave. transmeton Faktiditor” Nganjëherë, punët që bëhen pa zhurmë, lënë gjurmë pozitive, edhe pse krijojnë dhe skepticizëm herë pas here. Shëndeti i qytetarëve është primar për ne” u shpreh Halili.
Bisedimet nuk ishin të lehta me shumë institucione që përkrahnin punën e kombinatit në fjalë, por drejtësia ngadhënjeu.
Halili ka falemenderuar shoqatat e ndryshme si: Eco Guerilla, Nëna dhe Fëmija, për senzibilizim të kësaj çështje, si dhe të gjithë të involvuarit për kontributin e dhënë në zgjidhje të këtij problemi./Faktiditor/.