Festim Pasho, strugani që mori drejtimin e” timonit” të Kalmarit të Suedisë

302

Në Suedi, “Kalmar FF” vjen me përforcime të reja për sezonin e ri 2018-2019, edhe atë me drejtues tê rinj të ekipit, ku bën pjesë Festim Pasho shqiptar nga Struga .

Strugani Festim Pasho më herët ishte në rolin e tij si menaxher i të rinjve dhe së bashku me Henrik Rydström dhe Jens Nilsson formon një treshe të “KALMAR FF”.

Festim Pasho ka qenë aktiv në stërvitje dhe në ndeshjet e fundit të skuadrës suedeze si zv.trajner.

“Është një dëshirë nga Henrik dhe Jens që ne kujdesemi. Gjëja më e rëndësishme në këtë situatë është gjetja e zgjidhjeve që sigurojnë kushtet më të mira për skuadrën “, thotë Mattias Rosenlund

Comments