Festivali në Krushë “Bukë, Spec e Zemër”

328
fresco

midle
20160910194021583646

Është mbajtur për të tretën herë më radhë, “Festivali i Specit” në Krushë të Madhe.

Ky festival i cili u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, sivjet kishte moton “Bukë, Spec e Zemër”.

Sipas njoftimit për media, në festival nga ana e bujqve u ekspozuan të gjitha llojet e specave që kultivohen në fshatin Krushë e Madhe me rrethinë.

Selami Hoti, kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe, tha se sot është ditë feste, dhe fermeri i kësaj rrethine ndihet i privilegjuar, që para tij të ketë përfaqësues të shtetit nga niveli lokal e qendror, ku kanë mundësinë të diskutojnë nga afër mbi sfidat dhe peripecitë me të cilat fermeri ballafaqohet çdo ditë me prodhimin e këtyre perimeve të cilat ne po i prezantojmë në këtë festival.

“Për këtë, ne ndihemi shumë të lumtur që t’ju kemi sot përkrah nesh dhe t’ju ftojmë në sofrën e ngrohtë krushjane, për të shijuar së bashku bukë, speca dhe zemër”, tha Hoti.

E kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi ndër të tjera tha se aktivitet si ky i sotëm është që të bisedojmë për përkrahjen e sektorit më të rëndësishëm siç është bujqësia njëri nga sektorët me të rëndësishëm në vendin tonë. Ai tha se bujqësia nuk është në ditët me të mira për të cilët ne pretendojmë ti kemi në të ardhmen, edhe pse institucionet e shtetit tani më kanë ndërmarrë hapat për të ndihmuar këtë sektor, duhet të vazhdohet të mendojmë që të gjejmë edhe forma shtesë që ky sektor të përkrahet edhe më tutje, transmeton KP.

Pas vizitës së produkteve të ekspozuara nga ana e bujqve, Vehapi i shoqëruar nga drejtorët komunal vizituan edhe dy biznese private të cilat merren me konservimin e produkteve siç janë specat, trangujt dhe produkte tjera, gjatë bisedës me pronaret e këtyre bizneseve u tha se ndihma nga Komuna nuk do të ju mungojë asnjëherë.

Comments