Fethullah Gulen: Mund të më helmojnë dhe vrasin, por unë dua t’i pështyj në fytyrë…

285

Kleriku mysliman Fethullah Gylen, ka folur në një intervistë për 1-vjetorin e grushtit të shtetit në Turqi, për të cilin ai është bërë përgjegjës direkt nga ana e Rexhep Taip Erdogan.

Gulen e ka mohuar për të disatën herë përfshirjen e tij në këtë grusht shteti, dhe thotë se ai ka qenë gjithmonë kundër tyre:

“Unë kam dalë kundër çdo grushti shteti. Kam vuajtur gjatë ndërhyrjes ushtarake në maj të vitit 1960, më pas në mars të vitit 1971, sërish në shtator të vitit 1980, dhe kam qenë shënjestër në shkurt të vitit 1997. Kam qenë gjithmonë kundër këtyre ndërhyrjeve.

Nuk i njoh personat që tentuan grushtin e shtetit më 15 korrik. Mund të kenë marrë pjesë në leksionet e mia- nuk ia kam idenë. Mijëra njerëz vijnë këtu që të më vizitojnë, mes tyre 50 deputetë, ish-presidenti Abdullah Gul, ish-ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu. Për këtë arsye, shumë njerëz më njohin, por nuk i njoh ata. Disa ushtarë vendosën të bëjnë një grusht shteti.

Por sa për humor, nëse ndonjëri prej tyre do më ishte telefonuar dhe do më kishte treguar për planin, do i thoja: “Po kryen vrasje”.

Unë po jetoj vitet e fundit të jetës edhe nëse vendosin të më vrasin apo helmojnë ose të sjellin sërish dënimin me vdekje për mua.

Kur isha një imam i ri në atë kohë, isha i pranishëm në ekzekutimin e dy burrave. I pyeta ata për dëshirën e fundit.

Nëse do më pyesnin mua se cila është dëshira e fundit, do të thoja se dua ta pështyj në fytyrë personin që po shkakton këto vuajtje dhe po shtyp mijëra të pafajshëm”.

Nga grushti i shtetit i një viti më parë, të paktën 260 persona gjetën vdekjen, ndërkohë që 2000 të tjerë mbetën të plagosur.

Që prej asaj ngjarje, Erdogan ka hequr nga administrate mbi 150 mijë persona, të dyshuar se kanë lidhje me Gulen, ndërkohë që mijëra të tjerë kanë përfunduar burgjeve.

Comments