Fier, 4 të vdekur brenda 24 orësh, mes tyre dhe një 14-vjeçar. Ja shkaqet sipas policisë


Një ditë e rëndë ka qenë për Fierin, ku 4 persona kanë ndërruar jetë, në ngjarje të ndryshme. Burime nga policia thanë se një 48-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa ka qenë në palestës, ndërsa një 14-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Burimet zyrtare nga uniformat blu thanë se të gjitha vdekjet janë prej shkaqeve natyrale, ndërsa mes tyre është vetëm një i moshuar, 88 vjeç.
Burime nga policia thanë se në lagjen “Kryengritja”, në banesë, ka vdekur 55-vjeçari me inicialet J. Xh. Nga hetimet rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Po dje, në fshatin Seman, në banesë, ka vdekur 14-vjeçari me inicialet F. V. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ndërsa gjatë rrugës për në spital, ka vdekur 88-vjeçarja me inicialet M. Y., banuese në fshatin Kreshpan.
Ndërsa në lagjen “16 Prilli”, gjatë stërvitjes në palestër, ka vdekur 48-vjeçari me inicialet A. Ç, vjeç 48, banuese në Fier. Edhe për këtë person, policia thotë se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.