Fier/ Vidhte paratë duke falsifikuar dokumentet, 12 vite burg ish-nëndrejtorit të bankës

206
fresco

midle

Policia ka arritur të vërë në pranga një të kërkuar në Fier.

Shtetasi Gj. Xhaho ishte i dënuar për vjedhje bankash dhe arkave të kursimit.

Në postin e Nëndrejtorit të një banke në Fier, Xhaho ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash duke falsifikuar dokumentat, raporton policia.

Sipas policisë, 47- vjeçari, banues në lagjen Kastriot në qytetin e Fierit, është dënuar me nga Gjykata e Lartë Tiranë me 12 vite burg. “Gjykata e Lartë Tiranë me Vendimin e datës 02.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” parashikuuar nga Neni 136/2 i Kodit Penal” shkruhet ne njoftimin e policisë.

Comments