FIFA përjashton Spanjën nga kualifikimet për botëror, vendin ia zë Shqipëria?

296
fresco

Kombëtarja Shqiptare mund të bëjë historinë duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror për herë të parë.

Në botërorin e futbollit që vitin e ardhshëm mbahet në Rusi, pjesëmarrëse mund të jetë edhe Shqipëria.

Tensionet rreth referendumit të ardhshëm për pavarësinë e Katalonisë që mbahet më 1 tetor (nesër) kanë shkaktuar kaos në Spanjë pas paralajmërimit se La Liga mund të mbetet pa Barcelonën.

Nëse Barcelona përjashtohet nga La Liga, atëherë FIFA do të detyrohet të marrë masa të rrepta për kombëtaren Spanjolle, duke bërë që ta përjashtojë për Botërorin “Rusi 2018”.

Një përjashtim i Spanjës, do të bënte që Shqipëria ta ketë të garantuar ‘Play Offin’ në eliminatorët për botëror.

Shqipëria është në të njëjtin grup me Spanjën dhe Italinë, e që me të dy këto skuadra do të takohen në fillim të muajit tetor.

Comments