Filipçe: Nevojiten zgjidhje për të zhbllokuar procesin e integrimeve evropiane

78

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, zhvilloi disa takime me përfaqësues të lartë politikë francezë gjatë vizitës njëditore të punës, ku në fokus të bisedimeve ishte axhenda e reformave dhe Rezoluta e propozuar e LSDM-së, si garanci për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe një zgjidhje për zhbllokimin e negociatave me BE-në.

Njoftimi:

Filipçe zhvilloi një takim pune me deputeten dhe nënkryetaren e Grupit të Miqësisë Francë-Maqedoni e Veriut në Parlamentin Francez, Liliane Tanguy, me Shefin e Zyrës për Fqinjësi, Zgjerim dhe Mbrojtje në Sekretariatin e Përgjithshëm për Çështjet Evropiane, Joseph Giustiniani, si dhe me Drejtorin për Evropën Kontinentale në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Brice Roquefay, dhe me Përfaqësuesin Special për Ballkanin, Rene Trocaz.

Në takime u vu në dukje mbështetja e Francës për procesin e integrimit evropian, si dhe nevoja për rezultate të shpejta në përmbushjen e detyrimeve dhe punën për reformat.

Comments