Filipçe refuzon ftesën e Mickoskit për takimin e liderëve në Maqedoni të Veriut

55

Takimi i liderëve i iniciuar nga kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në Maqedoni të Veriut është zhvilluar sot.

Përveç Mickoskit, i cili shoqërohet nga koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, në takimin e partnerëve të koalicionit në Qeveri marrin pjesë sekretari i përgjithshëm i ZNAM-it dhe ministri i Administratës Publike Goran Minçev, si dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN.

Nga grupet parlamentare të opozitës kanë qenë të pranishëm liderët e Levicës dhe BDI-së, Dimitar Apasiev dhe Ali Ahmeti, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, refuzoi ftesën e Mickoskit dhe nuk shkoi në takim.

Comments