Filloi protesta e opozitës në Shqipëri, protestuesit mbushin kutitë me fletë votimi “Rama ik”

343

Opozita në Shqipëri ka thirrur qytetarët në protestë, ku kryefjala kryesore është largimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike.

Tubimi opozitar do të jetë i njëjtë me 9 tubimet masive të organizuara në 5 muajt e fundit, ndërsa kryeopozitari Basha ka porositur strukturat krahas masivitetit, shmangien e incidenteve apo konfrontimeve me policinë.

Kjo protestë merr një rëndësi të veçantë edhe për faktin se qyterët mblidhen para kryeminstrisë për të kërkuar largimin e Ramës, në një kohë kur ky i fundit tashmë ka marrë edhe 100 përqind të pushtetit vendor pas zgjedhje të zhvilluara pa opozitën.

Comments