FILLOI TIFF-FESTIVALI I FILMIT NË TETOVË, MARRIN PJESË 25 SHTETE

664
fresco

 Image result for Festivalit të Filmit Tiff-Oda në Tetovë
midle

36 filma të metrazhit të shkurtër nga 25 shtete të ndryshme, u prezantuan mbrëmë ne kuadër të Festivalit të Filmit Tiff-Oda në Tetovë, që do zgjasë deri më 8 tetor. Edicionin e pestë me radhë e hapi filmi konkurrues në Oscar “SHOK”.

“Prej në shkurt kemi filluar me aplikime deri në qershor pastaj është mbyllur aplikimi dhe dy muaj tjerë deri në gusht janë përzgjedhur që do të thotë diku afër 9 muaj punë e pa ndërprerë. Kanë aplikuar diku 855 filma dhe janë përzgjedhur vetëm 36 për shkak të kohës”, u shpreh Sabedin Selmani, Drejtor i Festivalit.

Në kuadër të projekteve që filluan mbrëmë, sot do të shfaqet filmi “Netët e mjaltës” të regjisorit maqedonas Ivo Trajkov. Më pas në program është “Kromi” nga Shqipëria, i regjisorit Bujar Alimani, ndërsa  të premten do të shfaqet filmi “Babai”, që është bashkë produksion i pjesëmarrësve nga tre vende, Kosova, Maqedonia dhe Gjermania në regji të Visar Morinës. Edicioni i pestë i Festivalit ndërkombëtar të filmit TIFF Oda në Tetovë është ndihmuar nga Agjencia për filma të Maqedonisë, Komuna e Tetovës, Qendra e kulturës Ilo Anteski Smok, USHT-ja dhe mbështetës të tjerë të rinj.

“Është edicioni i katërt të cilën ne si komunë dhe administratë komunale e kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta mbështesim dhe normalisht kjo periudha e muajve të festivaleve e cila e shënon vjeshtën e Tetovës në përgjithësi në kuptimin e kulturës”, tha Teuta Arifi kryetare e komunës së Tetovës.

Shpallja e fituesit dhe mbyllja e festivalit do të bëhet të shtunën para Qendrës së kulturës Ilo Anteski Smok në Tetovë.

Comments