Fillojnë punët për ndërtimin e terrenit sportiv në gjimnazin “7 Marsi”
Rregullimi i terrenit sportiv punët e të cilit kanë filluar dhe parkingu, do të përmbyllin gjithçka në gjimnazin “7 Marsi” që është në vitin e dytë të funksionimit transmeton Faktiditor.Kjo sipas drejtoreshës Miqireme Rizai do të bëhet nga ana e Komunës së Tetovës.Kjo shkollë e Mesme sipas z. Rizai i është nënshtruar një rregullimi të tërrësishëm të brendshëm dhe investime të shumta përfshirë lyerjen e gjithë hapësirës brenda, dhe investime tjera që kanë bërë të fillojë një proces i mbarë pas pak ditësh në vitin e ri shkollorë 2016-17.
Qendra e Mesme ” 7 Marsi” gjithashtu ka kompletuar edhe kabinetet e informatikës dhe disa hapësira tjera dhe në të njëjtën kohë ka patur shumë investime në aspektin mjeteve teknologjike që përshtaten me sistemin e ri të mësimdhënies përfshirë këtu edhe tabelat dhe video projektorët që mundësojnë zhvillimin pa problem të mësimit nëpërmjet të ashtëquajturës TIK./Faktiditor/.