Fillojnë të rrjedhin afatet për aktivitetet zgjedhore

166

Moebel THEMA

Pas shpërbërjes së sotme të Kuvendit, prej nesër do të rrjedhin afatet për veprimet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Deputetët me 110 vota “për” votuan për shpërndarjen e Kuvendit, dhe KSHZ-ja do të duhet t’i organizojë zgjedhjet.

Kryetari Trajko Veljanoski do t’i nënshkruajë zgjedhjet, kurse partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të nënshkruajnë kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Nesër ai do të takohet me kryetarin dhe zëvendës kryetarin e KSHZ-së dhe do të nënshkruajë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor.

Ministria e Punëve të Brendshme pritet të japë të dhënat në KSHZ të dhënat e qytetarëve, dhe më 27 tetor KSHZ-ja duhet të vë në inspektimin të Listës zgjedhor që do të zgjasë gjysmë muaj.

Fushata fillon më 21 nëntor dhe do të zgjasë deri më 9 dhjetor në mesnatë.

Zgjedhjet do të monitorohen nga OSBE-ja dhe ODIHR-i.

Comments