Fillon marshi për të pagjeturit, merr pjesë edhe Haradinaj

326
fresco

Ka filluar marshimi për personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Këtij marshi i është bashkuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Aktiviteti nisi nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’, ku do të vazhdohet me ecjen gjatë tërë Bulevardit ‘Nënë Tereza’ dhe do të përfundojë me ceremoninë e vendosjes së luleve, në orën 16:48, pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur, në nderim dhe përkujtim edhe të 1648 personave të zhdukur.

Marshi po mbahet në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur – 30 gushti.

Comments