Fillon pastrimi i deponisë në Tetovë (FOTO)

394
fresco

Ashtu edhe siç u paralajmërua një jave më parë, sot ka filluar pastrimi i deponisë në Tetovë.

Me kërkesë të Komunës së Tetovës deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë, janë ndarë 200.000 euro për pastrimin përfundimtarë të deponisë.

Kompania e cila ka fituar shpalljen për furnizim publik “Golec Trans” sot ka koncentruar makinerinë e rëndë në terren, ndërsa kryetarja e Komunës Teuta Arifi ka inspektuar nga afër punimet, njofton Medial.mk.

Në deklaratën përpara mediumeve, e para e Tetovës Teuta Arifi theksoi:

Që pastrimi i deponisë është në koordinim të plotë me planin për realizimin e punimeve të Komunës së Tetovës, i cili është një rezultat i një angazhimi permanent i Organeve Komunale për të gjetur zgjidhje afatgjate me menaxhimin e mbeturinave.

Arifi mes tjerash theksoi se: Rruga e drejtë dhe rruga e hallallit është rrugë e gjatë në të cilën rrugë duhet të punoni me vendosmëri që të arrini në zgjidhje afatgjate.

Comments