Financime të fshehta, Sarkozy akuzohet për marrjen e fondeve nga Libia, sërish

143

Financime të fshehta, Sarkozy akuzohet për marrjen e fondeve nga Libia, sërish

Moebel THEMA

Një biznesmen franko-libanez pohoi se i ka dorëzuar 5 milionë euro cash me origjinë nga Libia ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy gjatë fushatë presidenciale të vitit 2007, ku rëndojnë dyshime për financime të fshehta.

Në një video-intervistë të publikuar nga web-i francez online “Mediapart”, Ziad Takieddine u shpreh se ka transportuar në total rreth 5 milionë euro me valixhe gjatë tre udhëtimeve mes nëntorit 2006 dhe fillimit të 2007.

“Këto valixhe sipas tij ishin secila me vlerë rreth 1,5 dhe 2 milionë euro me prerje 200 dhe 500 euro. Keto shuma gjate dy udhëtimeve te para u depozituan direkt në zyrën e Claude Guéant, ish-krahu i djathtë i Nicolas Sarkozy, atëherë ministër i Brendshëm”, sipas citimeve.

Për udhëtimin e tretë ai pohoi se ka kryer sërish dorëzimin në ministri, këtë herë në një apartament ku ndodhej Nicolas Sarkoizy.

Valixhet me para i janë dorëzuar në Tripoli nga kreu i shërbimeve sekrete libiane nën regjimin e Mouammar Kadhafit

Comments