Disa mediume dhe portale sot kanë nxjerrë disa dokumente ku përmenden disa zyrtarë të Lëvizje Besa për lidhshmëri me fondacionin ”Qendra për Civilizim Islamik” dhe financimin e partisë Lëvizja Besa.

Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me zëdhënësin Orhan Murtezanin nga Lëvizja Besa.

”Të dhënat për themelimin e Lëvizjes BESA janë zyrtare dhe mund të shihen në Regjistrin Qendrorë. Gjithashtu edhe raportet financiare janë publike, të njejtat gjenden në ueb faqen e Lëvizjes Besa. Nuk mund të komentojme lajme për subjekte tjera juridike.”

Përndryshe, lajmi për financimin e Lëvizjes Besa ka qenë i lidhur edhe me funksionarë të kësaj partie që janë edhe themelues të ”Qendrës për Civilizim Islamik”.