Presidenti i Fiorentina, Mario Cognigni ka konfirmuar se terreni i stërvitjeve të klubit do të riemërohet në emër të Davide Astorit.
Klubi italian vazhdon të respektojë kapitenin e tyre, i cili vdiq nga shkaqet natyrore që çuan në probleme të zemrës vetëm disa orë përpara një ndeshjeje të planifikuar kundër Udinese më parë këtë muaj, shkruan GazetaBlic
“Ka qenë një javë e vështirë, dua të falënderoj të gjithë ata që kanë treguar dashuri për ne”, tha Cognigni për Premium Sport.
“Do t’i kushtojmë qendrës sportive Davidit, sepse ishte shtëpia e tij, do të quhet Centro Sportivo Davide Astori (Davide Astori) dhe kjo është vetëm iniciativa e parë që do të mbajë gjallë kujtimin e një personi të veçantë”, tha Cognini.

