Fisniku konfirmon: Mora ftesë për Big Brother VIP Kosova, por refuzova

96

Sipërmarrësi i njohur Fisnik Syla ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në ABC News Kosova, ku ka folur hapur për ftesën që ka marrë nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, duke zbuluar se ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij formati.

Ai ka treguar se edhe pse i është ofruar mundësia për të qenë pjesë e spektaklit, qoftë edhe përmes një video-thirrjeje, nuk e ka parë kurrë veten në një reality show të tillë.

“Po kam marrë ftesë për të qenë aty edhe për të bërë së paku një video-call apo ka ta di unë, por me të thënë të drejtën nuk jam fare i interesuar në atë lloj formati, as kurrë nuk do të jem.

Andaj i kam refuzuar të gjitha sepse në radhë të parë i kam dy fëmijë, kam familjen, kam biznesin dhe besoj se nuk ia vlen të lësh jetën dhe të futesh në atë lloj formati”, ka deklaruar Syla për ABC News, duke theksuar se prioritetet e tij janë larg kamerave dhe ekspozimit të tepruar publik.

Fisnik Syla është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike pikërisht për shkak të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, ku në shtëpinë më të famshme të vendit hyri ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Fjolla Morina. Prania e saj në format ngjalli interes të madh, jo vetëm për shkak të figurës së saj publike, por edhe për lidhjen e kaluar me Sylën, çka i dha spektaklit një dimension shtesë kurioziteti.

Megjithatë, rrugëtimi i Fjollës në Big Brother VIP Kosova nuk zgjati shumë, pasi ajo dha dorëheqje nga gara, një veprim që u komentua gjerësisht në rrjete sociale dhe media. /Telegrafi/

Comments