Fitojnë Roma, Juventus, dhe Inter (VIDEO)
Juventus ka shënuar fitore kundër Sampdorias, Roma ka mposhtur në udhëtim Sassuolon, ndërsa Inter mundi Torinon.
Kampioni u është kthyer fitoreve në Serie A, pasi ka fituar kundrejt Sampdorias me rezultat 4:1.
Golat për Juventusin në këtë ndeshje i shënuan Mandzukic, Chiellini dy dhe Pjanic, ndërsagolin e vetëm për skuadrën mysafire e shënoi Schick.
Ndërsa ndeshja tjetër Inter ka mposhtur Torinon me rezultat 2:1, me dy golat e shënuar nga Mauro Icardi, ndërsa golin e vetëm për Sassuolon e shënoi Cannavaro.
Fitore ka shënuar edhe Roma në anën tjetër, që ka mposhtur në udhëtim Sassuolon 3:1, me dy gola të shënuar nga Dzeko dhe një tjetër nga Nainngolan.
Pas këtyre ndeshjeve, Juventus mban vendin e parë me 24 pikë, Inter renditet në vendin e 10’të me 14 pikë, ndërsa Roma mbetet në vendin e dytë me 22 pikë. /Albeu.com/