Fituesi vendoset në Tetovë, Shkupi-Shkëndija përfundon me rrjeta të paprekura

193

15174662_1521901987825096_1152918088_n

Ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës përfundoi pa fitues. Shkupi dhe Shkëndija kanë luajtur 0-0 në ndeshjen e parë çerekfinale e kupës së Maqedonisë në futboll, të luajtur të mërkurën pasdite në Cair.

Të dyja skuadrat patën rastet e tyre në ndeshje, por nuk arritën të gjejnë golin në asnjë mënyrë. Meritat kryesore që Shkupi nuk pranoi gol i takojnë portierit Suat Zendeli, i cili pati disa pritje fantastike. Ky barazim nënkupton se fituesi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Tetovë më 7 dhjetor.

Vardari pothuajse është në gjysmëfinale, pasi mundi Metalurgun 4-1. Gol për Vardarin shënoi edhe Asani. Me epërsi prej një goli Pelister udhëton në Kratovë. Rezultat të shkëlqyeshëm ka edhe Bregallnica e cila barazoi 2-2 kundër Pobedës në terren mysafir./lajm

Comments