Fjalët e fundit të vellezërve që u vranë në mënyrë të mistershme në Itali (FOTO)

217

Vëllezërit Alban Lleshaj, 29 vjeç, dhe Agron Lleshaj, 36 vjeç, rezidentë në Parabiago të Milanos, janë vrarë me armë zjarri në Canegrate. Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën Ancona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën Ancona, ku vëllezërit po lëviznin me një veturë “Volksëagen Polo”, kur një breshëri plumbash u mori jetën. Nga një kontroll i parë i vendngjarjes, duket se makina në lëvizje është qëlluar me të paktën tetë plumba, që u kanë marrë jetën vëllezërve Lleshaj.

Policia italianë po përpiqet të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes që në një vështrim të parë duket si një pritë që u është ngritur vëllezërve. Akoma nuk dinë sa persona kanë marrë pjesë në ekzekutimin e vëllezërve dhe motivi i vrasjes.

Albani dhe Agroni njiheshin më herët nga autoritetet italiane si persona me precedentë penale, kryesisht për shpërndarje droge. Për pasojë, pazaret e prishura të drogës mund të jetë edhe motivi i ekzekutimi të tyre.

Të tronditur banorët e zonës kanë dëgjuar zhurmat e makinave që përplaseshin. Në momentin e atentatit vëllezërit kanë qenë duke ecur me makinë dhe pas kësaj kanë humbur kontrollin, duke u përplasur me mjetet e parkuara aty pranë.

“Dëgjova një zhurmë të madhe dhe dola jashtë parë të parë. Pashë që makina e nënës sime ishte zhvendosur dhe mendova se dikush ishte përpjekur për ta vjedhur. Pranë saj pash një tjetër makinë dhe dikush thërriste për ndihmë. Mendoj se ai kishte një vrimë plumbi në qafë, por më pas ai humbi ndjenjat.

Pastaj me fqinjët e tjetër, jam përpjekur që të heq makinën sepse pame një tjetër person të shtrirë aty, por nuk parëm sukses. Kur mbërriti policia, vëllezërit kishin vdekur tashmë”, tregoi njëri prej dëshmitarëve.

Comments