Fjalimi i nëntë vjeçares për të drejtat e njerëzve me ngjyrë (VIDEO)

298
fresco

midle
_91414938_hi035541080

9 vjeçarja Zianna Oliphant nuk e kishte planifikuar që të fliste para gjithë njerëzve, transmeton Klan Kosova.

Por kur ajo e bëri këtë gjë mori vëmendjen e botës.

Pas vrasjes së afro-amerikanit Keith Lamont Scott nga policia në qytetin Charlotte të Karolinës së Veriut në SHBA, 9-vjeçarja afro-amerikane, Zianna Oliphant ka mbajtur një fjalim në kuvendin e qytetit Charlotte.

Gjatë fjalës së saj e përlotur, Oliphant tha:

“Nuk duhet të jemi të detyruar të protestojmë se po na trajtoni në mënyrë të gabuar. Po e bëjmë sepse duhet dhe kemi të drejtë. Ne jemi të zinj dhe kështu duhet ta ndiejmë veten. Është turp që baballarët dhe nënat tona vriten dhe nuk do të mund t’i shohim më. Është turp që detyrohemi të shkojmë te varret e tyre”.

Nëna e Zianna’s ka thënë se fjalimi i saj ka qenë i paplanifikuar.

 

Comments