Flamuri i Greqisë në kalanë e Himarës: T’i dëbojmë shqiptarët! (Foto)

81

Moebel THEMA

Një ditë pasi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, paralajmëroi zyrtarisht Shqipërinë “të mos guxojë të sfidojë Greqinë” një reaksion zinxhir ka ndodhur në qarqet ekstremiste greke, që të inkurajuara nga gjuha e ashpër janë hedhur në veprim.

Në internet është publikuar një foto ku dallohet qartësisht flamuri grek i ngritur mbi kalanë e Himarës.

Sipas raportimeve nga “BalkanWeb” flamuri është ngritur mëngjesin e sotëm në hyrje të kalasë, pikërisht në pjesën më të dukshme të saj për vizitorët e turistët.

Ndërkohë në aksin rrugor kombëtar Tepelenë-Gjirokastër po mëngjesin e sotëm, sipas një fotoje të siguruar nga “BalkanWeb” rezulton të jenë shkruar me sprajt parrulla për “Vorio-Epirin”.

Matanë kufirit pjesë e gjuhës së ekstremizmit janë bërë edhe mediat. E përditshmja “Stohos” është hapur me një kryeartikull ku i bën thirrje autoriteteve greke të dëbojnë të gjithë emigrantët shqiptarët, që sipas shkrimit janë “kolona e pestë e Turqisë në Greqi”.

kopertine-gazete-greke-e1480766858459_1480768671-6330643

Por nuk ndalet me kaq. Me anë të një fotomontazhi provokues, “Stohos” e ka përafruar flamurin tonë kombëtar me atë të Turqisë duke vendosur përballë një ushtar grek të acaruar që i gjuan me plumba.Të gjitha këto reagime ekstremiste kanë nisur pa u mbushur as 24 orë nga deklaratat provokuese të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos. I pranishëmnë garnizonin ushtarak kufitar në Molivdoskepasti, në kufi me Shqipërinë, i veshur me kamuflazh dhe në praninë e gjeneralëve më të lartë të ushtrisë greke, Kammenos ka folur prerë duke paralajmëruar Tiranën se “Greqia nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Duke u ndaluar në dekaratat e fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilat u pasuan me retorika të nxehta mes palëve, ministri grek i Mbrojtjes deklaroi se për Athinën sajesa antihistorike janë të papranueshme duke iu referuar veçanërisht çështjes çame.

flamuri-grek

Comments